Tropoja dhe Hasi janë bashkitë e radhës që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet e 25 prillit. Hasi dhe Tropoja janë bashkitë e para të djathta që i kanë dhënë fitoren PD-AN.

Sipas të dhënave në Has bëhet me dije se Partia Demokratike ka siguruar 4576 vota ndërsa Partia Socialiste, ka siguruar 2735 vota. Ndërsa në Tropojë, PD-ja ka fituar me një diferencë votash thuajse dyfish nga PS-ja. PD ka siguruar 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.