Baar, Zvicër. Nga data 12 tetor 2021 deri në 11 nëntor 2021, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultë publike në lidhje me rishikimet në Kodin e Rrjetit të TAP. Amendimet e propozuara, shpjegimet për këto amendime dhe një afat kohor i përafërt për zbatimin e tyre janë të përmbledhura në dokumentin “Propozim Rishikimi”.

Palët e interesit që duan të marrin pjesë në konsultimin publik janë të ftuara t’i dorëzojnë komentet e tyre duke dërguar në TAP Formularin e Përgjjigjeve brenda datës 11 nëntor 2021 23:59 CET, në adresën e e-mailit [email protected]

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, tha: “Kodi i parë i Rrjetit të TAP-it u publikua në 10 gusht 2020, duke percaktuar kuadrin për fillimin e operacioneve tregtare të TAP-it. Tani, pas përvojës së përftuar gjatë vitit që po lëmë pas, do të donim të përfshinim disa amendime, kryesisht për të përmirësuar dhe lehtësuar procesin e regjistrimit dhe menaxhimit të krediteve. Gjithashtu, duke njohur kërkesën e tregut, ne shpresojmë të krijojmë mundësinë për transportuesit që të rezervojnë kapacitetin hyrës virtual në TAP në Greqi për përdorimin e mundshëm në ndërthurje me kapacitetet tregtare ose dalëse të VTP -së.”

Të gjitha udhëzimet proceduriale për paraqitjen e komenteve dhe dokumenteve të nevojshme i gjeni në faqen e Konsultave Publike.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko- grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të pritshem. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline Kontakt për Media në anglisht: [email protected]