frroku-sot-1024x709 (1)

Një ditë pasi doli në media ngjarja e rëndë ku është përfshirë deputeti Mark Frroku, në makinën e të cilit u mbajt i fshehur një i kërkuar për trafik droge, Policia e Shtetit reagon duke e pranuar këtë ngjarje dhe njëkohësisht paralajmëron ndjekje penale për ata që sipas saj “nxorrën në media dokumentacionin sekret”.

Bie në sy fakti se në deklaratën e policisë nuk përmendet emri i deputetit Mark Frroku dhe as i të kërkuarit për trafik droge, Bardhok Pllanaj. Policia i referohet kësaj ngjarje me emrin e koduar të operacionit, “Laguna e Vilunit”. Në pjesën e parë të komunikatës së Policisë, tregohet për rezultatet e operacionit, ndërsa në fund theksohet:

“Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.

Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale. Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal”,- thuhet në deklaratë.

Më poshtë paraqësim të plotë deklaratën e Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se operacioni  “Laguna e Vilunit”, i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kunder grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike.

Në  kuadër të këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë.

Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimesi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, antare te grupit te organizuar kriminal si autoreve te mundshem të kësaj vepre penale;

Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:

  • Sasia prej 804  kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
  • 370 fisheke model 56.
  • Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke.
  •  3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.
  •  16 telefona celulare

Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje tëprocedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.

Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.

Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu, policia e shtetit garanton  qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas.