Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportin e FMN-së për ekonominë e vendit. Sipas saj, FMN ka certifikuar se qeveria “po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave” ndërkohë që investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre, as në terma rritjeje ekonomike dhe as në rritje të punësimit.

Sipas Tabakut, në veçanti, më e rëndë situata paraqitet “me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!”. Sipas nënkryetares së PD, raporti evidentoi edhe mungesën e transparencës me kontratat, “që po krijojmë një klimë armiqësore me biznesin”.