suza

Jemi habitur të gjithë teksa kemi parë kronikën e pregaditur enkas për dasmën e Norës në emisionin 1 kafe ma Labin. Gjatë kronikës u shfaqënj mjaft shumë fytyra publike për ti uruar Norës & robertit për një jetë sa më të lumtur.

Por përderisa Visari shkonte tek mysafirët për të marrë një koment dhe një pyetje drejtuar çiftit, shumica prej tyre si: Shpend Ahmeti, Ermal Fejzullahu, Dani etj hodhën pyetjet se “Kur do të mund ti shohim çiftin prindër?”

Por ndodhi që u habitëm paska kur erdhi momenti i nënës së Norës (Suzanës) për të folur. Ish-këngëtarja e njohur shqiptares Suzana tahirsylaj Istrefi edhe pse e shtangur nga emocionet atë natë nuk urseu ca fjal. Më e çuditshmja ishte pyetja drejtuar Robertit & Norës, dhe kjo pyetje ishte “A jeni të sigurt që do jeni gjithmonë bashk?

Por pasi drejtuesi i kësaj dasme, gazetari Labinot Gashi ja pason këtë pyetje robertit, ai nuk heziton ti përgjigjet, se edhe pse kanë kaluar 8 vite lidhje do jetë me Norën së bashku edhe kur të jetë 81. Nora & Roberti nuk hezituan gjithashtu ti përgjigjeshin edhe pyetjeve të tjera nga mysafirët, ata thanë se shumë shpejt mund të bëhen edhe prindër.