Lajmi se Tuna u bë nënë për herë të dytë ka surprizuar jo pak persona pasi këngëtarja e ka mbajtur në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj.

Për më tepër, Patrisi dhe Tuna kanë qenë në fokus të vëmendjes gjithë këto kohë pasi është përfolur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes dhe kjo ishte një arsye më shumë për t’u habitur.
Ndërkohë që rrjeti ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur, Berisha publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:
“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.