pjerin (1)

Gati cdo ditë e më shumë deputeti socialist Pjerin Ndreu bëhet më i ashpër me deklaratat e tij në Facebook. Në postimin e fundit ai thotë se “kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuse të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon për shtat!”.

Pjerin Ndreu u hoq javën e kaluar nga grupi i deputetëve të miqësisë Shqipëria-SHBA. Më poshtë lexoni reagimin  e tij të plotë:

“Fantazia e disa zemërzinjeve, xhelozëve dhe “parashikuesve” shkon shumë larg…!

Unë jam mësuar tërë jetën me të tillë maskarenj..!

Çudia do të ishte nëse do gjykonin ndryshe!

Por ju premtoj se do ju ngelet shija e hidhur në buze sepse në jetën e trupin tim nuk do ketë kurrë vend për të keqen që shumëkush me shumë zell ka vite që e kërkon te unë!

Nëse një prekje apo qoftë edhe goditje është shkak për kriminalizim këtu, atëherë paska mbaru ky vend!

Me vjen keq por kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuse të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon per shtat!

Më mirë me baltën e këtyre batakçinjëve në fytyrë se sa pjese e klaneve te shëmtuara të së keqes dhe krimit qe e ka lene kete vend prej 23 vjetesh ne nje mjerim te skajshëm!

Jam në paqe me veten dhe ndjej neveri për llumin që spërkat dhe ndot shoqërinë!”, shkruan