Kryeministri Edi Rama deklaron se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po rezulton e suksesshme. Duke përdorur terma lufte, kreu i qeverisë shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.

Sipas tij, nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.