“Klubet e Super League gënjejnë më shumë se Putini”. Sulmi cinik i Javier Tebas kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës është bërë gjatë fjalimit të tij në “FT Business of Football Summit” në Londër. “Ne të ligave kombëtare duhet të jemi idiotë, pasi të gjithë jemi kundër Super League – shtoi presidenti i La Liga, duke rritur tonin e përplasjes – ndihem i poshtëruar nga ideja për të ringjallur këtë projekt”.

Deklarata të rënda që pasojnë reagimin e Ceferin kundër përpjekjes së re për të nisur projektin Super League. “Nëse Agnelli nuk e shpjegon sot projektin e ri, do të thotë se do të gënjejë – vazhdoi Tebas, duke u vërsulur kundër shoqërive që nuk kanë reshtur kurrë së punuari me dritat fikur për këtë iniciativë -. Me Barcelonën dhe Real Madrid ai është takuar në shtëpinë e tij. Tani thonë se nuk duan vende të përhershme në atë kompeticion, por i bëjnë një dëm të madh futbollit”, vazhdoi numri një i ligës spanjolle.