Raportohet se të paktën shtatë persona janë vrarë ndërsa 21 të tjerë janë plagosur. Kështu deklaroi përmes rrjeteve sociale, Yaroslav Janusevic, një zyrtar i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

 

Në videot e publikuara në Twitter shihen objekte banesore, kënde të lojërave për fëmijë, qytetarë në lot dhe gjak në rrugë.

 

“Kjo është një tjetër faqe e tmerrshme në historinë e qytetit tonë”, ka shkruar ai në Telegram.

Paraprakisht këshilltari këshilltari i ministrisë së Brendshme, Anton Garachenko deklaroi se qyteti ishte bombarduar 17 herë brenda ditës së djeshme.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima ndër civilët dhe dëme të shumta materiale.