Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde ka nënshkruar këtë të martë aplikimin që deklaron se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO. Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA – duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak. Ky vendim erdhi pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane.

“Duket se kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë.  Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit.”, tha Linde.