Në deklaratën e tij përpara mediave, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur sa i përket zaptimit të plazheve nga bizneset private. Kreu i qeverisë thekson se procesi për lejimin e bizneseve me leje do të zbatohet me hir ose pahir.

Rama  gjithashtu tregoi se do të ketë forca policie që do të konfiskojnë cdo objekt nëse bizneset nuk i kanë dokumentacionet në rregull.

“Një gjë është e padiskutueshme ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir   ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që s’janë në rregull më dokumentacionin meqë kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që s’u takojnë me ligj e me rregull policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo cadër, zhezllon apo çdo strukturë tjetër. Subjektet private duhet të jenë të përfshira në grantimin e sezonit turistik. Është shumë e qartë nga pikëpamja financiare se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe më shumë hapësira për qytetarët  që nuk duan të jenë pjesë e hapësirave që nuk administrohen nga privati. Disa raste që janë bërë publike dhe raste që s’janë bërë publike, por baza është pozitive, por duhet kosoliduar që piku i sezonit në korrik dhe gusht të jenë të garantuar në këtë askpekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin edhe atë bazë material që kanë siguruar për biznesin e tyre sepse do t’u merret e s’do t’u jepet më”, tha Rama.