Luis Suarez largohet nga Juventus. Operacioni për të sjellë Pistoleron në Torino nuk është kaq pranë mbylljes sa dukej ditët e kaluara. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja katalanase Sport, sipas të cilit sulmuesi uruguajan i Barcelonës ka ende dyshime mbi destinacionin bardhezi dhe e ka ngrirë negociatën për të vlerësuar të gjithë skenarët përpara se të marrë, në moshën 33 vjecare, një vendim në lidhje me kontratën e fundit të rëndësishme në karrierë.

Ajo me Juventus është një tratativë konkrete, ashtu si edhe akordi me bardhezinjtë për një kontratë tre vjecare për 10 milionë në sezon, por Suarez ka dyshime e nuk e ka dhënë ende aprovimin përfundimtar për operacionin. E në sfond shfaqet Atletico Madrid i Simeone, që ka bërë një sondazh për lojtarin në rast të largimit të Alvaro Moratës.

Sipas Sport, 27 vjecari spanjoll shpreson të vishet sërisht bardhezi sepse në Madrid nuk ndihet më një titullar i padiskutueshëm e sepse i pëlqen të kthehet në Itali, vendi i lindjes i të shoqes. Në Torino Andrea Pirlo, ish-shoku i tij i skuadrës gjatë dy sezoneve juventine, i ka garantuar një rol protagonisti.

Duke u kthyer tek Suarez, tratativa për tu liruar nga Barça nuk është e lehtë: lojtari kërkon gjithë rrogën vjetore, por Juventus është i gatshëm ti sigurojë katalanasve një shpërblim (një pjesë fikse plus bonus sipas objektivëve) për të favorizuar lamtumirën.