Kombinimi i vaksinave anti-Covid-19 garanton një mbrojtje të mirë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Në eksperiment janë kombinuar një dozë e Pfizer dhe një tjetër e AstraZeneca-s. Kjo lloj përzierje ka funksionuar më së miri duke garantuar sistem imunitar të fortë. Ekspertët thanë se ky rezultat ofron fleksibilitet për fushatat e imunizimit që po zhvillohen aktualisht në mbarë botën. Megjithatë, shkencëtarët theksuan se nuk ka asnjë arsye pse të ndryshohet praktika aktuale me një kompani për të dyja dozat.

Kjo metodë aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Gjermani. Këto shtete u japin të rinjve doza të dyta të Pfizer ose Moderna nëse ata kanë marrë të parën nga AstraZeneca. Vendimi zbatohet nga shqetësimet për mpiksje gjaku dhe jo për shkak të efikasitetit.