Protestave të shumta në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, iu janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Bujqësor. Ata janë mbledhur në protestë mëngjesin e sotëm dhe kanë marshuar drejt kryeministrisë.

Lojtës Videosh

00:00
00:18

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata kanë ardhur drejt Tiranës.

Më herët studentët e Universitet të Tiranës, paralajmëruan se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.