Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n.
Kujtojmë që performanca por edhe përqafimi i tyre në “Alpha Show” u bë viral kudo në rrjet.
Stresi ka kujtuar kohën e sherrit me Noizy-n . Më tej, ai tha se njeriu ndërgjegjësohet me kalimin e viteve.
“Në radhë të parë e falënderoj shumë ZinZinin. Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, mendoj që është pritur prej 13 vitesh. Ne jemi rritur jemi 35 vjeç, nuk jemi më 22 vjeç sepse kemi reaguar ndryshe. Kur vjen një moshë tjetër robi ndërgjegjësohet”, tha ai.
“Alpha Show ka qenë një emocion shumë i madh. Mendoj se është mbajtur mend hapja e koncertit dhe përqafimi ynë. Për sa i përket bashkëpunimit tonë është sekret shumë i madh. Ne kemi shumë për të dhënë, kemi shumë koncerte bashkë. Do të kemi edhe shumë në vazhdim bashkë. Takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt”, theksoi së fundmi Stresi.
Kujtojmë që raporti mes dy reperëve Stresi dhe Noizy është komentuar gjatë dhe tashme ata të dy gëzojnë miqësi të mirë.
Së fundmi, ata të dy janë parë bashkë në koncerte të njëjta.