Stresi dhe Noizy janë dy reperët që së fundi janë pajtuar, dy reperët nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarë, por ata kanë vendosur t’i lënë mbrapa mosmarrëveshjet e tyre.


Noizy ka një biznes me linja të veshjes sportive.

 

E si duket nuk heziton që të vishet nga linja e veshjes së Noizyt as Stresi.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqen linjat e kostumit, Stresi ka kërkuar një kostum dhuratë nga Noizy.

E ky i fundit ia premton me prioritet, duke e quajtuar atë edhe “familje”.

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi, “I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.