Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që ka për t’u kthyer menjëherë në hit! Vetëm disa minuta më parë, dy djemtë kanë lançuar në Youtube projektin e ri të titulluar “S’jam dorzu”, ndaj bëni mirë të mos e humbni! “Dhimbjet qe ti jep jeta smun i ndal edhe nese i pi 100 brufena.

Jeta e tille ta bon zemren me stenda ! “- janë disa prej fjalëve të këngës që na fiksoi menjëherë.

Kjo është hera e parë që dy djemtë bashkëpunojnë, ndërsa fansat po shpresojnë që të mos jetë e fundit. Vetëm disa minuta pas publikimit, kënga i kaloi 60 mijë klikime në Youtube dhe ky është një tregues i saktë se “S’jom dorzu” ka për të qenë një super hit.