Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 për të parë nga afër kushtet në godinat studentore ndërsa foli për strehimin e afganëve. Rama u shpreh se vonesa e ardhjes së afganëve mund të bëjë që të ketë një ndryshim në planin e strehimit të tyre dhe ata të mos akomodohen më në konviktet e QS-së. Në lidhje me nxjerrjen jashtë të studentëve nga godinat, Rama u shpreh se thjesht po shfrytëzohet kjo dritare kohe meqë nuk jan5 studentët të shumtë në numër.

“Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati sezonit. Por në të gjitha rastet është me rëndësi të jetë e qartë që s’bëhet fjalë për të hequr studentët dhe të sjellim refugjatët afganë, por bëhet për të shfrytëzuar këtë dritare kohe që s’janë studentët”, tha Rama.