Lazio mendon për rinovimet, duke patur të qartë edhe hipotezën se mund të humbasë lojtarë me parametër zero. Marusic ka zgjatur kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2024 (ajo do të skadonte në 2022), por bardhekaltrit tashmë duhet të mendojnë për lëvizjet e tyre të ardhshme. Mbeten në skadencë, megjithatë, kontratat e Reinës dhe Strakoshës (përveç atyre të Radu, Leiva, Patric dhe Luiz Felipe), prandaj drejtori sportiv Tare po përpiqet të identifikojë disa profile të reja për portën.

Duke parë shënjestrën e drejtorit sportiv shqiptar kuptohet se rinovimi me Strakoshën është gjithnjë e më larg, pavarësisht se portieri është kthyer të jetë titullar mes shtyllave. Emri i parë në listën e Tares është ai i Sergio Ricos. 28-vjeçari spanjoll është në pronësi të PSG-së, por aktualisht po luan në huazim për Mallorcan. Kontaktet mes Lacios dhe klubit francez, që në portë është i blinduar, janë të vazhdueshme. Shpresa e bardhekaltërve është ta marrin me formulën e huazimit me të drejtë blerje, edhe për të mos rënduar shumë indeksin e likuiditetit.

Sergio Rico është emri i identifikuar për të bërë titullarin në sezonin e ardhshëm, ndërsa opsionet Gollini (në pronësi të Atalantës, por i huazuar te Tottenham ku gjen pak hapësirë) dhe Kepas (që pëlqehet nga disa klube të Premier League) kanë humbur kuota. Përveç Sergio Ricos, megjithatë, Lazio është në kërkim edhe të një portieri të dytë: një profil bindës është ai i Ivan Provedel i Spezias. 28-vjeçari italian mund të jetë njeriu me të cilin do të përfundojë rinovimi i repartit.