Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sanksionet kundër Rusisë nga anëtarët e NATO-s nuk janë shkaku për përkeqësimin e krizës ushqimore, sipas CNN.

“Përkundër asaj që Presidenti Putin dhe gjithashtu Kina po i thonë tani botës përmes fushatave të ndryshme dezinformuese, kjo krizë ushqimore nuk është shkaktuar nga sanksionet e NATO-s. Ajo është shkaktuar nga lufta e Presidentit Putin dhe mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizës ushqimore është t’i jepet fund luftës, “tha Stoltenberg.

Ndikimi është i rëndë, duke përfshirë disa nga njerëzit më të cenueshëm në botë. Çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord dhe shumë vende varen nga Ukraina për importe të konsiderueshme gruri dhe ushqimesh të tjera,” shtoi ai, duke vënë në dukje se aleatët e NATO-s diskutuan përpjekjet për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina.

Shefi i NATO-s tha se Turqia po përpiqet të lehtësojë një lloj marrëveshjeje dhe se Greqia njoftoi “se është gati të vërë në dispozicion anije për të eksportuar grurin nga Ukraina.” Lituania dhe Rumania po përpiqen “për të zgjeruar kapacitetin e tyre nëpërmjet  hekurudhave për të transportuar më shumë prodhime ushqimore,” shtoi ai.