Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagramin e saj.


Ajo ka zbuluar shumë të pathëna në lidhje me jetën dhe karrierën, ndonëse është përgjigjur shumë sinqertë.

 

Biondja ditë më parë u shfaq në fotografi pa një dhëmb, teksa la të nënkuptohej se i njëjti do të zëvendësohej me protezë.

 

Pikërisht ky dhëmb protezë, i veshur me diamante, 27-vjeçarja zbuloi se i ka kushtuar plot 10 mijë euro.

Meqenëse shquhet për jetën luksoze, krijuesja e hitit “Nëse don” u ka treguar fansave se sa kushtojnë edhe stolitë e famshme që mban në qafë.

E njëjta theksoi se vlera e stolive që posedon është 300 mijë euro.

 

Nëna e një vajze me këtë rast mes tjerash zbuloi se milionin e parë e ka arritur katër vite më parë, në moshën 23-vjeçare.