Sterilizimi/ Berisha: Drejtësi me regji, përgjegjës Rama dhe Beqaj

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në rrjetin social Facebook për arrestimet sa i takon koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kjo është është drejtësia me regji!

POSTIMI I PLOTË

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve.

Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim!

Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.

Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp!

Për hollësi të plota lexoni këtu më poshtë investigimin e boldneës:

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top