OSHEE njofton se paraditen e nesërme stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Bëhet me dije se do të ndërrohet rrjeti dhe prandaj parashikohet një remont në nënstacionet e Karbit dhe Ibës.

“Rruga e Dibrës”, ish-uzina Dinamo e Vjetër, Babrru, rruga ” Riza Cerova”, pjesërisht nuk do të kenë energji elektrike nga ora 09:00- 15:00. Po ashtu edhe zona pranë nënstacionit të Ibës s’do të ketë energji nga ora 09:00- 11:00.

Më pas nga ora 11:00-13:00 Krraba, Kllojka, Rozavera, Pashkasheshi e Fraveshi do të ngelen pa energji elektrike, kurse pas orës 13:00 nuk do të ketë në Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Pershendetje

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 4 shkurt

Për shkak të remontit të parashikuar në NST e Karbit dhe NST Ibë ku po ndërrohet rrjeti nga 6 në 10 kV,, në datën 4 shkurt do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Më poshtë oraret e kufizimeve dhe zonat

09:00-15:00
Pjesërisht: “Rruga e Dibrës”, ish-uzina Dinamo e Vjetër, Babrru, rruga ” Riza Cerova”

09:00- 11:00
Zona pranë nënstacionit Ibë

11:00-13:00

Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh

13:00-13:15
Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh