Spanja do të bëjë të pamundurën për të nisur fushatën e saj në Kupën e Botës me fillimin më të mirë të mundshëm. Përballë megjithatë do të jetë Kosta Rikën, në ndeshjen e parë të Grupit E. La Roja e ka pasur të vështirë të bëjë përshtypje në dy Kupat e Botës të fundit, që nga ngritja e trofeut në vitin 2010. Ndërkohë, Kosta Rika arriti në fazën çerekfinale të kompeticionit në 2014, që është edhe performanca e tyre më e mirë.

SPANJA

Jose Gaya është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Spanjës për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij u thirr Alejandro Balde, por La Roja nuk ka probleme fitnesi në skuadrën e tyre. Luis Enrique ka vendime të mëdha për të marrë kur bëhet fjalë për vijën e tij sulmuese. Në këtë pikë, Ansu Fati dhe Ferran Torres përfundimisht mund të marrin vendin e titullarit. Dyshja e Barcellonës do të mbështesë Alvaro Morata, i cili është golashënuesi kryesor në skuadër me 27 gola. Është vendosur të jetë një mesfushë totalisht e Barcelonës, me Gavi dhe Pedri që luajnë së bashku me Sergio Busquets. Në mbrojtje, Pau Torres pritet të marrë rolin e titullarit përkrah Aymeric Laporte si dyshe qendrore. Unai Simon do të startojë mes shtyllave, ndërsa Dani Carvajal dhe Jordi Alba po përgatiten të rreshtohen në pozicionet e mbrojtësve të krahut. Spanja e Enrique sipas të gjitha gjasave duhet të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3.

KOSTA RIKA

Sa i përket Kosta Rikës, edhe trajneri Suarez pritet të vendosë ekipin e tij në formacionin 4-3-3. Vetëm se kostarikanët do të ktheheshin në 4-5-1 kur nuk e zotërojnë topin. Keylor Navas është një siguri mes shtyllave. Francisco Calvo do të bashkohet në qendër të mbrojtjes nga Oscar Duarte. E sigurt prezenca e Carlos Martinez dhe Bryan Oviedon në krahët e repartit. Edhe përpara duket një cështje e zgjidhur. Celso Borges, 155 paraqitje për kombëtaren, duhet të luajë nga e djathta. Anthony Contreras është gati për të udhëhequr linjën. Ish-sulmuesi i Arsenalit, Joel Campbell është gjithashtu gati për të luajtur në 3/4 e fushës. 30 vjecari ka shënuar 25 gola në 119 paraqitje për kombëtaren.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Simon; Carvajal, Laporte, P Torres, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; F Torres, Morata, Fati

Formacioni i mundshëm i Kosta Rikës:

Navas; C Martinez, Calvo, Duarte, Oviedo; Tejeda, Bennette, G Torres; Borges, Contreras, Campbell