Prokurorët e Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako i cili gjendet i paraburgosur nën masë sogurie arrest me burg.

Krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos, po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Sipas informacioneve nën kontrollet e Prokurorisë së Posaccme, përvec sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish deputetit, në lupën e SPAK, janë vendosour edhe llogaritë e tij bankare.

SPAK po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve të sigurta institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare , nëse disponon apo jo të tilla Alqi Bllako. Gjithashtu sipas burimeve pranë Spak mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.

Hetimi pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohët edhe për pastrim parash.

Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish ministrin ku përvec sekuestrimit të kantinës së pijeve alkolite, dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Sipas SPAK për aferën e inceneratorëve ai ka përfituar në formën e rryshfetit rreth 4.9 mln euro.