Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall sot rezultatin përfundimtar të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend. Ato u mbajtën më 17 tetor dhe për nga numri i votave, fituese doli LDK e Lumir Abdixhikut me mbi 170 mijë vota.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota. Ndërsa vendin e katërt e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 90 mijë e 708 vota.