Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë të pranishëm në qytetin e Laçit, ku ka vijuar vaksinimi masiv i të moshuarve. Manastirliu është shprehur se ditën e sotme pritet që numri i të vaksinuarve në total që nga fillimi të shkojë në 100 mijë vetë.

Ndërkohë Rama ka thënë se tani me sigurimin e vaksinave pritet që të bëhen edhe 30 mijë vaksinime në ditë.

“Tani që kemi siguruar sasisë, Mund të shkojmë edhe në 30 mijë në ditë. Shumë më shpejt se sa kishim parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën vunerabël. Pjesa tjetër na jep edhe më shumë kohë për të vaksinuar”, u shpreh kryeministri.