Me këtë listë kërkesash qytetarët do të dalin sot në në orën 11:00, në një protestë mbarëkombëtare përpara selisë së Qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.

3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.

5. Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:

Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.