Sot paralajmërohen përmbytje, IGJEUM: Në këto qytete do ketë reshje të forta

Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, IGJ shprehet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave dhe se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Temperaturat do të variojnë nga 20°C deri në 26°C në zonat bregdetare, 20°C në 28 °C në vendet e ulëta si dhe 16°C deri në 25°C në vendet malore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top