kuvendi-ok
ot në Kuvendin e Shqipërisë priten të miratohen disa çështje të rëndësishme, siç është zgjedhja e dy anëtarëve të KLD dhe zgjedhja e kreut të AMA-s.

Dy kandidatët që janë propozuar për t’u votuar si anëtarë të KLD janë Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla.

Ndërsa 4 kandidatët për kreun e AMA-s, janë: Anila Basha, Bers Hado, Gentian Sala, Gentian Skënderaj. Dy ditë më parë kandidatët prezantuan në Komisionin e Medias prezantuan platformat e tyre për institucionin që njëri prej tyre do ta drejtojë.

Po ashtu në rend dite janë edhe dy projektvendime për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëris dhe për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Ngresi dhe Elona Stavri.

Edhe këtë seancë opozita duket se nuk do të jetë e pranishme, pavarësisht ftesës së kryeparlamentarit Ilir Meta një ditë më parë, por kjo nuk pengon mazhorancën të miratojë këto projekt vendime.