Nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Duke nisur nga kjo e martë duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët. Në mungesë të saj, punonjësit mund të paraqiten me certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.

Masat në fuqi janë si vijon:

  • Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.
  • Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,
  • Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

–           Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

–           Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

–           Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve