rrok_mirdita11_14782
Sot paradite në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mbahet ceremonia zyrtare e homazheve për Metropolitin e Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës, Arqipeshkev Imzot Rrok Mirdita, i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë. Ndërsa funerali i tij do të zhvillohet nesër, pas mbajtjes së meshës së rastit në orën 10.00 e cila do të drejtohet nga nunci apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles.
Arkipeshkvi Rrok Mirdita u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, pas goditjes nga një insult celebral. Ai ishte emëruar arkipeshkv i dioqezës Tiranë – Durrës ne vitin 1992 nga vete Papa Gjon Pali I dytë. Pikërish në këëte vit imzot Rrok Mirdita u vendos në Shqipëri. Ndërsa në 24 prill 93, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Papa Gjon Pali e shuguroi Ipeshkv dhe më pas në 2005 e lartësoi në rangun e Arqipeshkvit Metropolit.