16
Prej kohësh qarkullon akuza për një shtyp të blerë nga mafia e ndërtimit. Dhe nëse duhen prova për këtë ato mund të shihen në gazetat e sotme. Asnjë nga të përditshmet e mëdha të vendit nuk ka ngritur pikëpyetje për projektin tinzar të paraqitur dje nga kryeministri Rama në thelb të të cilit qëndron shkatërrimi i sheshit përpara universitetit dhe popullimi i tij me kulla betoni. Askush nuk ngriti pikpyetjen si lindi ky projekt që u publikua menjëherë pas fushate? Pse u mbajt i fshehtë deri në ditën e zgjedhjeve? Pse ndërkohë që socialistët përbetoheshin për moslejimin e ndërtimeve tek diga, përgatisnin masakrën në një zonë tjetër të mbrojtur? Pse nuk flet erion Veliaj? E vetmja gazete që e ka denoncuar këtë skandal është fatkeqësisht RD-ja që se lexon askush. Vetëm organi i Partisë demokratike e kishte sot në faqe të parë këtë skandal të pushtetit, jo në mënyrë informuese, por duke ngritur pyetjet e duhura që në fakt janë si britma në vesh të shurdhër, ndërkohë që nëse vërtet do të kishte shtyp në Shqipëri, ai duhet të bënte thirrje sot për protesta të ngjashme me ato të parkut Gezi në Stamboll.