Roma dhe Feyenoord do të luajnë sot finalen në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në “Arenën Kombëtare”, teksa gjithçka duket se është gati.

Organet qendrore dhe vendore të qeverisë kanë bërë me dije se shumë nga rrugët e Tiranës do jenë të bllokuara, ndërsa nuk do lejohet të futen në kryeqytet shtetasit shqiptarë që nuk e kanë një biletë për finalen në 25 maj.

Ditë pushimi dhe pa makina, shumë nga rrugët do jenë të bllokuara, me unazën e vogël që do jetë vetëm për lëvizjen e tifozëve dhe urgjencave. Rruga e Elbasanit dhe ato rreth stadiumit do jenë të bllokuara, si edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Rrugët me ngjyrë të kuqe tregojnë se nuk do të lejohet asnjë qarkullim makinash. Me ngjyrë të verdhë do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm automjetet e personave që kanë një biletë.

Me ngjyrë jeshile janë rrugët që do lejohet qarkullimi për fansat, stafin dhe policinë. Me ngjyrë kafe do të jenë rrugët e emergjencës. Ndërsa me ngjyrë blu janë rrugët që të çojnë në stadium.

Më poshtë emrat e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Xhorxh Ë Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Ismail Ndroqi”
Rruga “Luigj Gurakuqi”
Rruga e “Dibrës”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dedë Gjo Luli”
BLV. Zogu i Parë
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
BLV. Zhan D’ark
BLV. Dëshmoret e Kombit
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga Leke Dukagjini
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Mustafa Matohiti”
Rruga “Jul Variboba”
Rruga “Fatmir Haxhiu”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “Pjetër Bogdani”
Rruga “Nikolla Tupe”
Rruga “Brigada e VIII”
Rruga “Pashko Vasa”
Rruga “Çamëria”
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Skerdilajd Llagami”

Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:

Rruga e Rinasit
Rruga interurbane Durrës-Tiranë
Rruga Fushë Krujë-Vorë
Rruga Elbasan-Tiranë
Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
Rruga “Dritan Hoxha”
Rruga “Teodor Keko”
Unaza e Madhe
Rruga e Elbasanit
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Rruga “Sulejman Delvina”
Rruga “Asim Vokshi”
Rruga “Reshit Petrela”
Rruga “Ferit Xhajko”
Rruga Bardhyl
Rruga “Arkitekt Sinani”
Rruga “Sami Frashëri”
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Rruga e Barrikadave