Ora 16:00 ditës së sotme  shënon afatin e fundit që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të kthyer një përgjigje pozitive për kërkesat e parashtruar prej disa javësh.

Një ditë më parë në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, atëherë sot të paktën 10 pedagogë do të futen në grevë urie.

Sipas tij ky është stadi i fundit i kësaj proteste që po zhvillohet prej disa javësh, e shoqëruar me bojkot të mësimit në disa universitete.