Pas përplasjes së madhe mes tyre Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në një intervistë përballë gazetarit Ylli Rakipi, në televizionin MCN në 20:45. Rama ka paditur në një konflikt gjyqësor për shpifje gazetarin që është një nga ata që e ka goditur më fort qeverisjen e rilindjes, përmes zbulimit të skandalit të tenderit me dokumenta fallco tek unaza e re.

Për një kohë të gjatë kryeministri kishte dhënë urdhër për bojkotimin e emisionit “Të Paekspozuarit” dhe u akuzua për mbylljen e tij nga pronarët e News 24. (Poshtë gjithçka për konfliktin Rama Rakipi).

Ndonëse kryeminisrti nuk shkelte që prej zgjedhjeve të 2017 tek “Të paekspozuarit”, ai me sa duket ka ndryshuar mendje. Ai do t’i përgjigjet pyetjeve: Përse e kërkon Edi Rama, një mandat të tretë? Ç’ka bërë ai në tetë vite qeverisje? 25 prilli, fundi apo triumfi i Rilindjes?