Kampionët në fuqi të Champions League do të zbresin në fushë në atë që është një përsëritje e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të sezonit të shkuar. Chelsea e Real Madrid do të përplasin brirët në tetë më të mirët e kompeticionit të këtij viti, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën në mbrëmje. Jo më pak impenjative do të jetë sfida tjetër, mes befasuesve spanjollë të Villareal dhe favoritëve të Bayern Mynih.

CHELSEA VS REAL MADRID
Skuadra e Thomas Tuchel mposhti kampionët e Ligue 1, Lille, me rezultatin e përgjithshëm 4-1 për të rezervuar vendin e tyre në cerekfinale, ndërsa skuadra e Carlo Ancelottit bëri një rikthim fenomenal kundër Paris Saint-Germain. Chelsea do të ketë në dispozicion pjesën më të madhe, edhe pse jo të gjithë, të lojtarëve të mëdhenj. Ben Chilwell mbetet jashtë për një kohë të gjatë dhe Callum Hudson-Odoi tani po merret me një problem të shpinës. Lajmi i mirë është për Tuchel është se Christian Pulisic që u rikthye me vonesë nga impenjimi me SHBA-në dhe nuk mori pjesë kundër Brentford, pritet të kthehet në fushë, duke rrezikuar vendin e Timo Ëerner në të majtë. Rikthimi i Reece James gati me siguri do ta bëjë Tuchel të mendojë për një kalim në një mbrojtje qendrore me tre lojtarë, ndërsa Jorginho dhe Mateo Kovacic do të shpresojnë të marrin vendin e Ruben Loftus-Cheek, i cili do të humbasë ndeshjen e dytë nëse ndëshkohet me të verdhë.

Sa i përket Real Madrid, Hazard do të detyrohet të humbasë përplasjen me ish-ekipin e tij pasi iu nënshtrua një operacioni të pllakës fibulare, ndërsa Luka Jovic është një dyshim për shkak të një problemi në kavilje. Gjithësesi, Ancelotti është i pajisur mirë për ndeshjen e parë, pavarësisht se Eder Militao nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit nëse ai ndëshkohet me të verdhë. Pa llogaritur që tekniku mund ti besojë Benzema, që me tregolëshin kundër PSG-së kaloi tetë gola në Champions dhe me një gol do të vendoste një rekord të ri për lojtarët francezë në një sezon të vetëm. Real ka një tabu për të thyer sepse në asnjë nga 5 precedentët nuk ka mundur të fitojë me londinezët që kanë 3 fitore e 2 barazime.

VILLAREAL VS BAYERN MYNIH
Ndeshja tjetër do të jetë gjithashtu intersante me surprizën villareal, që pasi eleminoi Juventus, do të mundohet ti bëjë një shaka edhe autoblindës Bayern Mynih.

Villarreal vazhdon të përballet me mungesën afatgjatë të Alberto Morenos për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Boulaye Dia dhe Samuel Chukëueze janë të dy në dyshim për ndeshjen e parë. Dia u la jashtë skuadrës për sfidën me Levanten për shkak të shqetësimit muskulor, ndërsa Chukëueze po kurohet nga një problem në aduktor të pësuar gjatë pauzës ndërkombëtare, kështu që skena është e gjitha për Arnaut Danjuma dhe Gerard Moreno, që do të udhëheqin linjën ofensive. Mënyra e humbjes së Villarrealit ndaj Levantes mund ta tundojë Emeryn të bëjë një ose dy ndryshime, veçanërisht me Serge Aurier dhe Pervis Estupinan që të dy titullar në suksesin 3-0 ndaj Juventus.

Ndërkohë, Bayern humbi për shkak të dëmtimit mesfushorin Corentin Tolisso, vetëm 23 minuta pasi francezi hyri si zëvendësues kundër Freiburgut, dhe ai raportohet se është lënë jashtë fushës për disa javë për tërheqje muskulare të kofshës. Eric Maxim Choupo-Moting është COVID-pozitiv, por gjithsesi ka edhe një dëmtim në gju, ndërsa Alphonso Davies ka njoftuar se synon të rikthehet pas miokardit të pësuar, në takimin e fundjavës me Augsburg, por jo në këtë transfertë. Tanguy Nianzou ishte në sfidën kundër Freiburgut, por përvoja e Niklas Sule mund të preferohet në prapavijë për këtë takim, ndërsa Nagelsmann ka të ngjarë të detyrohet të lërë një nga Serge Gnabry, Leroy Sane dhe Kingsley Coman në pankinë.

Quarter-Finals Champions League
21:00 Chelsea vs Real Madrid
21:00 Villarreal vs Bayern Munich