Soni

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është gati të lansojë këngën e saj të radhës.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Kemi mësuar se në këtë këngë Soni nuk vjen vetëm. Ajo do shfaqet në një duet me këngëtarin e famshëm arab Saad Ramadan.

Ajo ka ngacmuar ndjekësit në “Facebook”, duke i pyetur: “Sa janë duke e pritur hitin e ri në bashkëpunim me këngëtarin e njohur arab Saad Ramadan?”.

Soni është e angazhuar me kohë të plotë në punën e saj në Shqipëri, por shpesh udhëton edhe jashtë vendit, për të shkuar pranë bashkëshortit italian Mirko dhe vajzës së tyre Anna.