Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkinë Durrës pritet t’i fitojë kandidatja e PS-së, Emirjana Sako.

Barometri i Euronews Albania tregon se Sako parashikohet të marrë 39.5% të votave.

Ajo do të ndiqet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 23.2% të votave.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Luqan Hoti do të marrë sipas këtij sondazhi vetëm 12.9% të votave.

Sondazhi ka pyetur edhe votuesit e PD-së, 55.2% e të cilëve do të votojnë për kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” Ardian Muka dhe vetëm 24.9% për kandidatin zyrtar të Partisë Demokratike.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euroneës Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër dhe bashkinë Durrës, në datat 21 shkurt- 1 Mars me 1200 intervista ballë për ballë.