Shkon në 3 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme. Pas Vorës dhe Rrogozhinës, Partia Socialiste ka siguruar fitoren edhe në Lushnjë. Eriselda Sefa, kryetarja në detyrë e bashkisë së Lushnjes do vijojë ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme. Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë rreth 59% të votave, ndërsa në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave. Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.

Procesi i numërimit vijon në bashkitë Shkodër, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza. Partia Socialiste po marshon drejt fitores edhe në dy bashki të tjera, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia.