Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës. Në një deklaratë për mediat të ndarë live nga rrjeti i tij social Facebook, kreu i qeverisë tha se vota nuk është tifozllëk dhe as histori. Sipas tij për të votuar qytetari duhet të shkojë për atë që bën punë. Ironia e kryeministrit ka vijuar edhe më tej kur ai thotë thotë se nuk ka dalë për të gjetur nuse. Rama tha se ka një mesazh për demokratët që mos shohin të votojnë gomarin blu apo mavi. Ai ka bërë një krahasim me Bashën duke thënë se mes dy gomerëve, Basha nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë.

“Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Nuk më do mua, hajt se nuk kam dalë që të gjej nuse se e kam gjetur, ik shih sport, po punën kush do ta bëjë, Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat, o kokë e madhe që të rriten këtu dhe ta kenë të ardhmen e vetë këtu”, ka thë kryeministri live për mediat.

Rama e ka krahasuar PD me një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, për të cilin thotë se është komunisti në krye të partisë dhe pas tij vijnë Meta me Kryemadhin.