Rikthehen protestat në vend kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë organizuar përmes thirrjeve në rrjetet sociale se të mërkurën pasdite do të mbajnë një protestë.

Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet pas dy ditësh në orën 18:00.

Pikënisja e protestës, thuhet në njoftim, do të jetë sheshi Skënderbej ndërkohë më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë. “S’mban më ujë pilafi. Protestë kundër rritjes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjet.