Skuadra e Monzas ka shënuar historinë kundër Pisas pasi që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4-6 në ndeshjet e ‘play-offit’ dhe arriti për herë të parë në histori të klubit të inkuadrohet në Serie A.


Skuadra e cila pronar ka të famshmin Silvio Berlusconi ka bërë historinë sonte, duke hyrë për herë të parë në historinë e saj 109-vjeçare në elitën e futbollit italian.

 

Në ndeshjen e parë kundër Pisas, Monza kishte triumfuar në shtëpi me rezultat 2-1, megjithatë edhe sonte edhe pse ndeshja shkoi në vazhdime ata triumfuan 3-4 si mysafir.

 

Vlen të theksohet se ishte viti 2018 kur kompania Holding Fininvest, e cila drejtohet nga ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, njoftoi blerjen e Monzas dhe së bashku me Adriano Gallianin i cili ka lindur në Monza arritën që brenda katër viteve të shkruajnë historinë.

Edhe vitin e kaluar Monza kishte provuar të promovohej në Serie A, por kishte humbur në gjysmëfinale të ‘play-offit’ ndaj Cittadellas me rezultat të përgjithshëm 3-2.