Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka denoncuar procedurën për shpalljen e fituesit të tenderit për rrugën Fier Vlorë.

Bozdo deklaroi se Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë e katërt në garë me ofertën dy milion euro më të shtrenjtë se tre kompanitë e tjera.

Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë organ i pavarur duke hetuar këtë aferë.

“Për riparimin e rrugës Fier Vlorë ARRSH nuk kursehet. Si t’i kishte para të trashëguara nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës jo ofertës më të mirë por të katërtën. 2 mln euro më shumë që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës por i qytetarëve shqiptarë. PD denoncon një akt të tillë.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar: Pse kalohet te e katërta ofertë që kushton dy milion euro më shumë. Alarmi bëhet edhe më i fortë po të kujtosh borxhin publik të vendit. PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë një organ i pavarur dhe pushtet i pavarur jo një degë e thyer e qeverisë”, deklaroi ai.