Megjithëse, ende nuk ka dalë një vendim në lidhje me kërkesën për kthimin në auditore, studentët vazhdojnë mbledhjen e firmave. Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditoreve jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ata theksojnë se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve, ndërsa shtojnë se opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre. Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se brenda kësaj jave do të merret një vendim për peticionin e dërguar nga studentët për zhvillimin e provimeve në auditore.