Erik ten Hag ka folur për Cristiano Ronaldo në prag të ndeshjes së parë të Manchester Unitedit për sezonin 2022/23 në Premierligë.


Trajneri i skuadrës angleze u shpreh i lumtur që portugezi është pjesë e skuadrës së tij, pasi ai e vlerëson si një sulmues të nivelit të lartë.

 

“Jam i lumtur që ai është me ne. Manchester United ka një sulmues të nivelit të lartë. Ai është me ne në ekip”, tha ten Hag.

 

Kurse, në pyetjen se a do të jetë Ronaldo titullar në ndeshjen e parë të sezonit, trajneri i Man Unitedit tha: “Do ta shihni të dielën”.

Të dielën, “Djajtë e Kuq” do të presin Brightonin në “Old Trafford”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00.