Në pjesën me të madhe të vendit sot do të mbizotërojë moti me diell. Kjo ka bërë që situata në zonat me dëborë të përmirësohet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës është punuar për shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës.

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Njoftimi i ARRSH:

“Reshjet kanë pushuar 

Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset” shkruan ARRSH.