Në spitalet COVID-19 ka një situatë të qëndrueshme, por jo të qetë, duke nënvizuar se brenda ditës shënohen rreth 20 urgjenca. Sipas gazetarit Erion Skëndaj, dita e sotme ka regjistruar shtim të numrit të urgjencave mjekësore, në 6 autoambulanca ditore.

Në spitalin COVID-1, sipas gazetarit janë të shtruar 130 pacientë. Ai përmendi faktin, se në bilancin ditor të ministrive, nuk shënohen personat që janë shtruar në spital nga infektimi me virusin, por gjatë shtrimit atje, negativizohen e më pas ndërrojnë jetë. Ministria argumenton sipas Skëndajt, se këto raste nuk shënohen, për arsye se pacienti është shpallur i negativizuar me virusin.

Po ashtu, gazetari theksoi se ditët e fundit ka ndërruar jetë nga COVID-i një 77-vjeçar, edhe pse kishte aplikuar të dyja dozat e vaksinës Pfizer.