pandeli-majko
Pandeli Majko reagon përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kumanovë. Sipas Majkos, është e vështirë të dallosh nëse bëhet fjalë për një operacion policor apo një operacion ushtarak dhe se sipas tij, shqiptarët po paguajnë çmimin e “sallatës maqedonase”.

“Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq”, shkruan Majko.

Sipas tij populli shqiptar në maqedoni po vuan drejtimin e paditur të qeverisë vendase, e cila ende nuk e ka zgjidhur problemin e pushtetit.

“Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme “sallaten maqedonase”- përfundon reagimin e tij deputeti i PS-së Majko.

Deri me tani ne Kumanove raportohet per pese shqiptare te vrare dhe 10 police te plagosur. Mes viktimave eshte edhe nje femije 8-vjec.